Mori peng ish-gruan dhe… Por, në fund e pëson keq

Një i ri I ndalua ng policia e Lushnjes, pasi në bashkëpunim me një tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, të cilën mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit.

Marjus Musaku ka marrë forcërisht dhe i ka hequr lirinë ish bashkëshortes së tij.

Në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi F.K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën.

Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar.

Policia bëri të mundur gjetjen e saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale.

Loading...