Mori postin e Drejtorit të Informacionit në Top Channel, Sokol Balla merr menjëherë vendimin ‘drastik’

Pasi gazetari Sokol Balla mori postin e Drejtorit të Informacionit në televizionin Top Channel, ka ardhur një lëvizje e papritur. Balla ka vendosur të mbyllë emisionin investigativ Top Story.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë stafi i emisionit, teksa ditën e djeshme burime brenda TCH konfirmuan se Balla donte të merrte emrin e Top Story për ta kther atë në një emision politik të cilin do e prezantonte vetë, por duket se pas mos-pranimit nga pronarët, Balla e ka shkrirë nga televizioni që drejton.

Në reagimin e stafit të emisionit shkruhet po ashtu se është kryer anulimi i transmetimit të emisionit të përgatitur nga Top Story: ‘Oligarkët e Rilindjes Urbane’, në mënyrë të pashpjegueshme.

Ky investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

Loading...