Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Labinot Mal të Elbasanit.
Pronari i një shtëpie ka kapur në flagrancë një hajdut, teksa ky i fundit ka qënë duke i vjedhur pulat.
Pas kësaj, siç duket edhe në video, pronari ka vendosur që ta lidhë hajdutin pas një peme duke e lënë aty gjithë natën.
Ai shprehet se hajdutin e kishte kapur dje në mbrëmje dhe pasi e lidhi në pemë kishte njoftuar policinë, e cila e kishte shoqëruar në komisariat herët në mëngjes.
Në video shihet teksa hajduti lutet që të mos e lidhin, duke i kërkuar që ta heqin litarin.
Sipas pronarit hajduti është 28 vjeç dhe prej shumë kohësh kryente të tilla vjedhjesh në fshat.
Qytetari shkruan:
Pershendetje Joq! E kapa mbrëmë duke vjedhur pulat, ne Labinot mal te Elbasanit. Ndejti gjithë natën lidhur pastaj e mori policia. Eshte 28 vjec ka bere namin duke vjedhur fshataret. Faleminderit” /JOQ.