Në vijim do të lexoni disa thënie kuptimplota nga këngëtarja e mirënjohur, Mariah Carey:
“Mos e dëgjoni askënd që përpiqet t’ju demoralizojë”.
“Ka gjithmonë një hero, nëse sheh thellë brenda zemrës tënde”.
“Nëse beson mjaftueshëm tek vetja jote dhe e di se çfarë kërkon, atëherë ke për ta arritur atë që dëshiron”.
“Pavarësisht gjithçkaje që po kalon në jetën tënde, mos hiq asnjëherë dorë”.
“Shiko drejt yjeve, ji personi që duhet të jesh dhe bëji yjet të bien për ty”.
“Ti duhet të shohësh brenda vetes tënde, të gjesh fuqinë e brendshme e të thuash: “Jam krenar/e për atë që jam dhe per çfarë jam, dhe kam për të vazhduar të jem vetvetja”.
“Unë nuk jam një nga ata personat që pëlqen të përmendë detaje të jetës private në televizion për të tërhequr vëmendjen. Disa gjëra thjesht nuk duhen thënë”.
“Nëse kritikat kanë probleme me jetën time personale, atëherë ky është problemi i tyre. Edhe një person me shumë pak tru e kupton se janë klasifikimet muzikore ato që vlejnë për një këngëtare”.
“Nëse njerëzit vazhdojnë të më shohin si një princeshë, atëherë e kanë keqkuptuar se kush jam unë dhe çfarë kam kaluar unë”.
“Shumë njerëz janë duke kënduar se sa shumë është shkatërruar kjo botë dhe nuk mendoj se njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë këtë gjë përgjatë gjithë kohës”.