Mos e neglizhoni veten tuaj, ja sa herë në vit duhet të bëni vizitë mjekësore

Vizitat tek mjeku, që përfshihet një kontroll komplet, duhet të bërë të paktën një herë në vit. Shumë njerëz e neglizhojnë këtë këshillë, duke menduar se janë shumë mirë. Por, kjo ide është e gabuar dhe duhet që të tregoheni më të kujdesshëm për veten tuaj dhe shëndetin.
Një e treta e personave që kanë kaluar atakun kardiak, nuk kanë pasur shenja paralajmëruese, por, kjo mund të parandalohej nëse vizitat rutinë tek mjeku do ishin në axhendën tuaj. Një tjetër problem është edhe bllokimi i enëve të gjakut, po ashtu ndodh dhe me problemet me tensionin e lartë të gjakut, personat që vuajnë nga kjo sëmundje shpesh herë e anashkalojnë duke rrezikuar shëndetin e tyre. Të dhënat mjekësore kanë treguar dhe rreth 46% e sëmundjeve janë rezultat i gjenetikës. Këto sëmundje trashëgohen brez pas brezi, dhe është shumë e rëndësishme që të kuptohen që në fazat e para. Ekspertët theksojnë se nëse një sëmundje kapet në hapat e parë të saj, pacienti ka më shumë mundësi për një kurim të menjëhershëm.

Na ka ndodhur që të gjithëve që kemi bërë analiza të ndryshme, dhe vetëm e kemi dorëzuar tek mjeku ynë pa kuptuar se çfarë ato thonë. Më e rëndësishmja është që të jeni të qartë se çfarë ato nënkuptojnë për shëndetin tuaj.

Një foshnje e porsalindur dhe një i rritur nuk kanë të njëjtat nevoja shëndetësore. Duhet të kuptoni që me kalimin e viteve nuk mund të kryeni të njëjtat analiza apo kontrolle si ato që keni bërë kur keni qenë të rinj.

Mos mendoni se mjeku juaj do të jetë i aftë të mbaj mend të gjitha rastet mjekësore që ai konsulton. Mbajtja e shënimeve rreth rezultateve të analizave, përfundimeve të konsultave mjekësore apo qoftë dhe alergjive, ndihmon më së shumti punën e mjekut. Por një rutinë e tillë, ju ndihmon dhe që të jeni të vetëdijshëm për problemet shëndetësore që mund të keni apo mund të jeni të rrezikuar. Nga ana tjetër nëse ju ndërroni mjek, është një burim informacioni shumë i mirë që mjeku do të jetë mirënjohës. /AgroWeb

Loading...