Një pjesë e mirë e njerëzve e nënvlerësojnë mëngjesin, pa marrë parasysh faktin se mjekët thonë që është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Kështu shpesh për të mos qenë esëll, por edhe prej thjeshtësisë së konsumit, konsumojnë një banane.
Duke qenë se vlerat e saj janë të njohura cilësohet një zgjidhje e mirë, por në fakt nuk është kështu, të paktën për mëngjesin.
Kjo për shkak se ¼ e bananes është me përbërje sheqeri! Çfarë do të thotë kjo?
Pikërisht prej pranisë së madhe të sheqerit, fillimisht trupi merr energji, por pak kohë më vonë kalohet në një gjendje përgjumjeje.
Jo vetëm kaq por bananet e konsumuara esëll, shkaktojnë probleme me tretjen, ndaj konsumojini në një moment tjetër. /a.y/noa
Loading...