‘Mos kini turp se karteli i kokainës cilësohej shqipfolës’/ Braçe: Krenohuni me arrestimin

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas operacionit ndërkombëtar të Europol për goditjen e kartelit të shqiptarëve që sillnin kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Braçe theksoi se shqiptarët nuk kanë pse të kenë duhet turp që ky kartel cilësohej “shqipfolës” por duhet të krenohen me arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit.

“Përse heshtni? Ju vjen turp se karteli i kokainës cilësohej “shqipfolës”? Atëherë krenohu me policinë e shtetit shqiptar! Në operacionin e sotëm të Europol e Eurojust, udhëhequr nga Antimafia italiane, Policia e Shtetit ishte partneri i 2-të e arrestoi numrin më të lartë…”, shkruan Braçe.
Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është finalizuar me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime ditën e djeshme.

Loading...