Presidenti Ilir Meta i adresoi diten e sotme nje mesazh kryeministrit Edi Rama duke folur këtë të shtunë per spotet elektorale dhe banderolat e vendosura nga PS ne disa rrethe te vendit.
Duke përdorur një foto të reklames se vendosur nga mazhoranca në Gjirokastër, ku pjesë e kundërshtarëve politikë të PS për 25 prillin është edhe Meta, presidenti i tha Ramës se nuk do të donte që diçka e tillë të ishte reale.
Në këtë rast, u shpreh ai, PS do të mbetej pa grup parlamentar.
“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.
Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Ilir Meta në “Facebook”.