Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme nga Kuvendi se shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, ka kërkuar mbrëmë përmes mediave që Ilir Meta është i gatshëm të japë me dyer të mbyllura arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Rama tha se qeveria apo Parlamenti janë të hapur të bëjnë takim me dyer të mbyllura me Presidentin Meta që ky i fundit t’u tregojë arsyet e vërteta përse nuk dekretoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm.
“Më informuan sot që përmes një gazetari nga një klub mediatik, mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit paska hedhur me SMS dorashkën presidenciale për t’iu drejtuar grupit tonë parlamentar me dyer të mbyllura për të rrëfyer arsyen e vërtetë të dekretimit që mos o zot mosqoftë ajo që unë dëgjoj, mirë së të vijë z.President dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura, të hapura.” tha Meta./sotnews