Mos qëndro aty ku s’të vlerësojnë!

Po e lexuat do të lehtësoni ndërgjegjien tuaj!

Një baba, e afroi prane vetes të birin dhe duke i zgjatur një orë të vjetër i tha:”Kjo është ora e gjyshit të gjyshit të gjyshit tënd.

Është orë mbi dyqind vjeçare. Që tani do të jetë ora jote, por para se të ta jap, merre dhe shko tek shitësi i orave, i thuaj se kërkon ta shesësh dhe pyete sa e blen!”

E mori djali orën dhe vajti. Kur u kthye i tha të atit:”Baba! Orëshitësi e vlerësoi pesë dollarë, pasi tha se është orë e vjetër dhe e dalë mode.”
Babai i tha:”Shumë mirë, tani merre orën dhe shko tek dyqani i sendeve antike.”

Vajti djali dhe kur u kthye i tha të atit:”Më dha pesë mijë dollarë për orën.”
I ati i tha:”Tani shko në muze dhe thuaju se kërkon ta shesësh, sa mund ta blejnë.”
Kur u kthye djali i tha:”Baba, ma vlerësuan njëqind mijë dollarë.”

I ati i tha:”Bir, doja të kuptosh se vendi dhe njerëzit e duhur të vlerësojnë siç duhet. Prandaj, s’ke përse mërzitesh e nervozohesh nëse e ke vënë veten në vendin e gabuar. Mos qëndro aty ku s’të vlerësojnë!”

Loading...