Mospirja e mjaftueshme e ujit dëmton fëmijët tuaj, ja nga se mund të vuajnë

Pirja e ujit në sasi të caktuara është shumë e rëndësishme. Një raport dedikuar fëmijëve, ka treguar se mospirja e ujit mund të ndikojë negativiasht tek rritja dhe zhvillimi në fëmijëri, sistemi imunitar, shëndeti i veshkave, funksioni i zemrës dhe shumë sisteme të tjera të organeve.
Infeksion të traktit urinar; Pirja e mjaftueshme e ujit është jetike për funksionimin e shëndetshëm të gjithë këtij sistemi. Përndryshe, ndjeshmëria ndaj infeksioneve bëhet e pashmangshme. Infeksionet e traktit urinar gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të veshkave, të cilat mund të kalojnë në dështim të veshkave.

Gurë në veshka dhe traktin urinar; Dieta, klima e nxehtë, arsyet metabolike dhe gjenetike mund të predispozojnë për formimin e gurëve. Prania e substancave të tilla si kripa, kalciumi dhe acidi urik në trup më shumë sesa është e nevojshme mund të çojë në formimin e gurëve. Prandaj është shumë e rëndësishme të pini shumë ujë për të parandaluar formimin e gurëve.

Dështimi i veshkave; Veshkat janë një nga organet më të prekura nga etja ose marrja e ulët e ujit tek fëmijët. Sidomos nëse kjo situatë zgjat për një kohë të gjatë, funksionet e veshkave zvogëlohen dhe zhvillohet pamjaftueshmëria.

Loading...