Mot i keq me shtrëngata në verë, reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Korçë

Vendi ynë prej dy ditësh është përfshirë nga reshje shiu intensive, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkullim në disa qytete.

Në qytetin e Korçës niveli i reshjeve të shiut ka kaluar mbi trotuar dhe ka krijuar vështirësi në kalimin e këmbësorëve, të cilët tentojnë të gjejnë një strehë për të shpëtuar nga stuhia.
Po kështu stuhia në formë rrebeshi ka shkaktuar probleme edhe në zonën e Pazarit të Ri dhe pranë godinës së Drejtorisë së Tatimeve.
Sipas meteorologëve kjo situatë e tillë mund të vazhdojë deri në ditën e premte.

Loading...