Mot i mirë dhe masa lehtësuese të Covid, 13 mijë kosovarë janë futur në Shqipëri këto 3 ditë

Këto tre ditët e fundit, mbi 13 mijë shqiptarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, pasi vendi i tyre ka ashpërsuar masat për parandalimin e Covid-19.

Informacione nga kufiri, bëhet me dije se mëngjesin e sotëm, u shënuan radhë të gjata të mjeteve në pritje për të hyrë në vendin tonë ndërsa po punohet me procedure të shpejtë.

Mësohet se deri më tani kanë kaluar rreth 6 mijë qytetare të Kosovës.Përpos lehtësimit të masave, moti i mirë ishte një tjerër arsye për dyndjen e shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri.

Loading...