Rajoni i Venetos në Itali është goditur nga një stuhi e frikshme, që ka shkaktuar dëme të mëdha sidomos në provincën e Veronas, Vicenza e Padova.
Moti i keq ka prekur rajonin prej pasdites së sotme, ku zona më e goditur është Verona, me përmbytje të rrugëve, makina që notojnë në ujë dhe pemë të rrëzuara në tokë.
Zona të ndryshme të qytetit janë dëmtuar, duke nisur nga qendra historike deri në Veronetta, një zonë që është goditur vazhdimisht nga stuhitë edhe javët e fundit.
Stuhia është shoqëruar dhe me breshër kokërr madh, që ka mbuluar rrugët me një mantel të bardhë, ndërsa rrugë të tjera uji ka kaluar mbi një metër e gjysmë.
Zjarrifikësit raportojnë për mbi 500 pemë të rrëzuara. “Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe kjo mund të jetë një mrekulli”, thonë zjarrfikësit.