Mot i pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh qytetin në mes të muajit maj

Një mot i pazakontë ka përfshirë mbrëmjen e kaluar qytetin e Shkodrës, teksa vendi po pret stinën e verës.
Siç shihet nga pamje, qyteti verior është përfshirë nga reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër e shtrëngata, të cilat kanë zbardhur vendin në muajin maj.

Reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Loading...