Motër e vëlla flenë me gjarpërinj mbi kokë

Emisioni BOOM, në rubrikën “Shqipëria pa filtra” këtë të premte ka sjellë historinë e familjes Hoxha, nga fshati Gegë i Njësisë Administrative Kozare.

Katër anëtarët e kësaj familje jetojnë në varfëri të plotë, pasi kryefamiljari Hekuran Hoxha e ka të pamundur të punojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Në këto kushte dy fëmijët  e vegjël përveç faktit që bashkëjetojnë me varfërinë  orët e natës i kalojnë me ankth, pasi nga tavani gjysmë i rrënë i shtëpisë shpesh ndodh të rrëzohen gjarpërinj.

“Një natë ishte një si gjarpër i vogël. Kur bie shi, gjarpërinjtë bien këtu”

“Kam frikë nga gjarpërinjtë dhe nepërkat. Mua do më pëlqente të kisha një shtëpi, divan të rinj dhe rroba. Televizor nuk shikoj se na i kanë prerë dritat”

“Detyrat i bëj me qiri. Kur të rritem dua të bëhem doktor”

Duke mos parë asnjë dritë jeshile, djali 10-vjeçar i kësaj familje Danieli  ka vendosur qe t’i dërgoje këtë letër emisionit  Boom.

“Përshëndetje! Quhem Daniel Hoxha dhe jam në klasën e katërt. Kam edhe një motër në kopsht. Babain e kam sakat nga krahët dhe gjuri. Nuk kemi ç’të hamë dhe kur biem gjumë, shiu bie brenda. Mami është sëmurë sado mundohet të mbledhë barishte për të nxjerrë bukën e gojës, tani nuk ka as ferra sepse nuk është dimër. Sado të mbledhim nuk na dalin as për të ngrënë”

Babai thotë se kanë 6 vite që i kanë prerë dritat, nga pamundësia për ti paguar. Mamaja mbledh ferra për ti shitur gjethet e tyre me pas.

Babai i Danielit: Në këto kushte jetoj që kur jam martuar. Më vjen keq për fëmijët. Unë nuk punoj dot asgjë, sepse me del shpatulla. Më kanë thënë për operim, por duhen 6 milionë lekë. Drita nuk kam seka 6 vjet që mi kanë prerë. Edhe ujin erdhën një ditë për ta prerë, i them mos na i presë sa për të larë kalamajtë. Familjen e mbajmë me lule kuqe, me ferra. Fëmijët ngrihemi i shikojmë se ka gjarpërinj, çunit i ka rënë në kraharor gjarpri.

Nëna i Danielit: Mbledhim ferra, i mbajmë gjethen. 1 kg gjethe e shesim 400 lekë të vjetra.Dhoma ku flenë fëmijët ka shumë gjarpërinj. Çohem i kontrolloj fëmijët sepse kam merak.

BOOM: Motër e vëlla flenë me gjarpërinj mbi kokë
Loading...