Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit.
Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobëta bore.
Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Loading...