Kjo javë që përkon edhe me nisjen e muajit Gusht, do të shoqërohet me temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius.
Por pas datës 7, sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të kemi një rritje me 2-3 gradë, dhe këto temperatura do të vijojë deri në javën e tretë të muajit.
“Kjo javë mbyllet me temperature maksimale deri në 36 gradë dhe nuk presim që të kemi vlera më të larta, të paktën deri në 7 gusht. Temperaturat kanë rënë krahasuar me ditët e korrikut. Nuk presim të kemi reshje. Deri me datën 7 do ngelemi me këtë nivel dhe më pas do të kemi një rritje graduale me 2-3 gradë në javën e dytë dhe të tretë të gushtit që do të jenë javë më të nxehta se sa java e parë e gushtit. Janë normale, sipas mesatares së 30 viteve. Sipas publikimit të fundit, nuk presim erë të fortë në zonën bregdetare”, tha Anira Gjoni, meteorologe në IGJEO.