Moti i keq, Basha: Qeveria nuk e ka vëmendjen tek qytetarët

Nga  Ilir Vata

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se  Vlora dhe Durrësi po përballen me përmbytje vetëm pas disa orëve me reshje në vend dhe qeverisja vendore dhe ajo qendrore nuk e kanë vëmendjen tek qytetarët, të cilëve iu ka bërë thirrje të shpëtojnë familjet e tyre.

“PD  është në solidaritet me banorët e Vlorës dhe Durrësit që po përballen me përmbytje disa orë pas nisjes së reshjeve. Përmbytja me disa orë shi është shenjë e degradimit total të pushtetit vendor, papërgjegjshmëri, mungesë investimesh dhe mungesë vëmendje”, tha Basha.

Më tej, Basha shton se sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dëme të mëdha në banesa dhe njësi tregtare por edhe situata që mund të përshkallëzohen.

“Thirrja ime për qytetarët është të marrin masat për të shpëtuar familjet e tyre dhe të mos presin nga qeveria apo kryebashkiakët e dështuar apo inkriminuar”, theksoi Basha. /j.p/

TIRANË, 30 tetor /ATSH- I. Vata/

Loading...