Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problem të shumta në Selanik. Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë një lum ka dalë nga shtrati duke përmbytur shumë shtëpi dhe marrë para shumë makina në zonën e Poliçnit.
Një familje në një shtëpi në rrugën Mavromichali, pranë përroit të Xiropotamos që vërshoi sërish, ka jetuar një natë makthi, për shkak se shtëpia ka pësuar dëme të mëdha për shkak të ujit.
Mediat greke shkruajnë se janë mbi 300 thirrje për ndihmë për pompimin e ujit në Greqinë Veriore.
Vihet re se thirrjet pritet të shtohen në dy orët e ardhshme pasi njerëzit do të shkojnë në punë dhe madje do të ketë biznese të përmbytura. Në shumë raste, niveli është shumë i ulët dhe asnjë veprim nuk mund të merret nga Zjarrfikëset.
Ndërkaq, bie në sy se dukuritë e forta të motit kanë përfshirë të gjithë strukturën urbane të qytetit, pra nuk ka lokalitet, ndërsa stuhia ka “goditur” edhe këmbën e parë të Halkidikit.
Gjithashtu, disa ndërprerje të energjisë elektrike kanë ndodhur në disa zona, si në Toumba, Diavata, Moudania në Halkidiki.