Moti i keq, Britania kalon natën më të ftohtë të 26 viteve të fundit

Britania e Madhe është përfshirë nga një mot i acartë. Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar kaos në udhëtime.

Temperaturat kanë shënuar -23 gradë Celcius, duke regjistruar kështu natën më të ftohtë në 26 vite.
Autoritetet kanë paralajmëruar për ndërprerje të energjisë elektrike.

Për shkak të ngricave në rrugë, nuk kanë munguar as aksidentet si edhe lëndimet e këmbësorëve. Paralajmërimet janë që moti i keq me borë e akull do të vijojë deri ditën e shtunë.

Loading...