Moti i keq, çahet në mënyrë të frikshme rruga Sarandë-Borsh

Rruga Sarandë-Borsh është dëmtuar në mënyrë të frikshme ditën e sotme si pasojë e motit të keq dhe vërshimeve të krijuara nga shiu.

Aksi është dëmtuar në një pjesë të tij ku rruga është çarë mes përmes nga shembjet ndërsa njëra karexhatë është fundosur gati dy metra në nivel me krahun tjetër.
Probleme me akset rrugore moti I keq ka krijuar ditën e sotme në disa zona të vendit.

ARRSH: Informacion për opinionin publik dhe median:
Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.
Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.
Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨 në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren 🚜 rruga është e hapur 🛣 dhe qarkullimi vazhdon pa problem.
👉Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut 🌧 ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes 🚜 dhe po punohet akoma 👷 qarkullimi vazhdon normalisht.
👉Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim
👉Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht 🚧 Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën ⛔🚷

Loading...