Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka sjellë një sërë problematikash në disa zona .
Vlora është një ndër qytetet që është prekur nga stuhia e orëve të fundit ku si pasojë një pjesë e fshatrave ka ngelur pa energji elektrike.
Drejtoria Rajonale OSSH Vlorë, ka dhënë informacion në lidhje me zonat që kanë probleme me furnizimin me energji gjatë orëve të fundit.
:Informacion deri ne oren 10:00 nga Drejtoria Rajonale OSSH Vlore per situaten e furnizimit me energji elektrike si pasoj e eres se forte qe kemi dite e sotme, e cila na krijon probleme ne linjat ajrore.
Te gjithe instutucionet e rendesise se vecante (Spitale, Hidrovore, Policia, Porti etj) furnizohen rregullisht me energji elektrike. Probleme kemi ne zonat periferike te rrjetit 6kv(Linjat ajrore)te qytetit te Vlores. Zona e Radhimes, Orikum, Llogara eshte stakuar enegjia elektrike per efekt sigurie si pasoj e eres se forte ne zone deri ne 50km ne ore per te mbrojtur pajisjet elektrike ne nenstacion.
Agjensia Himare, situata e qete perjashtuar 2-3 fshatra pa energji.
Agjensia Selenice situata pak me problematike, zona Smokthines pa energji dhe disa fshatra perreth.
Te gjithe punonjesit jane ne gatishmeri te plote per te riparuar te gjithe defektet. Gjate oreve te mbasdites kushtet atmosferike priten te permiresohen dhe situata do te shkoj drejt normalizimit” thuhet në njoftimin e OSSH në Vlorë.