Drejtues të bizneseve i bënë thirrje qeverisë të përmbushë premtimet e pambajtura për t’i dhënë një zgjidhje definitive problemit ndërsa deklaruan se nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare nga shteti për dëmet e shumta materiale çka po i shtyn drejt falimentit edhe nxjerrjes në rrugë të mijëra punonjësve.
Përmbytja e fundit gati ka gjunjëzuar mbi 40 biznese VIP në këtë zonë të cilat për shkak të humbjeve kolosale janë detyruar të përgjysmojnë aktivitetin prodhues dhe tregtar duke larguar gjysmën e fuqisë punëtore dhe kjo me shpresën se nuk do të ketë një përmbytje të tretë.
Ndërkohë qeveria nga ana e saj ka zgjidhur qesen vetëm për ndërtimin e dy tombinove të shkarkimit të ujit pranë karburant Kastratit në kilometrin 7 dhe 8 të autostradës Tiranë Durrës, edhe kjo një zonë problematike.