OSHEE njofton pasojat e motit të keq në zonat më të prekura në Shqipëri. Sipas OSHEE, defektet më të shumta janë në Tropojë, Shijak, Shkodër, Lezhë, Koplik dhe Burrel.
Në njoftimin zyrtar thuhet se defektet janë të llojit këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkues dhe bashkime përcjellësish.
Po ashtu 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie për t’i paraprirë defekteve.
NJOFTIMI NGA OSHEE
Pasojat e motit të keq, #OSSH po punon intensivisht për normalizimin e situatës❗️
Raportimet nga terreni (ora 13:00) tregojnë se zonat më të prekura nga defektet janë #Tropojë #Shijak #Shkodër #Lezhë #Koplik dhe #Burrel ✔️
👉Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira dhe shkarkime të fuqishme atmosferike, ⚡️⚡️që ka përfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme e duke vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
❗️Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesish, bashkime përcjellësish etj.⚡️
Nga brigadat e terrenit të OSSH-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura. 📌Vështirësi në riparimin e defekteve paraqiten në zonat rurale, ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja.
👉Gjithashtu, mund të theksojmë se një pjesë e konsiderueshme e fiderave rreth 40% e tyre janë stakuar si masë sigurie, për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrejt si rezultat i këtij moti jo të qëndrueshëm ⚡️
🟢 Duke iu referuar informacionit paraardhës të orës 08:00 mund të theksojmë se kemi një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket riparimit të defekteve në rang vendi, duke bërë të mundur riparimin e defekteve në rreth 👉60% të fiderave si dhe rikthimin e energjisë në rreth 👉56% konsumatorëve të prekur 📌