Moti ‘merr kthesë’ ditën e nesërme. Çfarë parashikon shërbimi meteorologjik ushtarak

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku pritet të ketë vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi.

Në orët e para të mëngjesit priten reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore, ku pas mesditë reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Sipas parashikimit nga SHMU hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 14m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8deri 19°C

në zonat e ulëta 10 deri 22°C

në zonat bregdetare 11deri 22°C

Loading...