Pas temperaturave të larta, mbremjen e djeshme në Fushë-Arrëz ka pasur reshje shiu dhe breshër.
“Në orët e vona të pasdites së djeshme kemi pasur rënien e një rrebeshi breshëri të pazakonshëm në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz,
e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe.
Ku si pasojë e kësaj stuhie kemi shkatërrimin e të gjitha kulturave bujqësore të këtyre bujqve, si dhe në bletari.
Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre. Bashkia Fushë-Arrëz, Faqja Zyrtare bashkë me Zyren e Emergjencave Civile,
Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në menyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.”-njofton bashkia Fushë Arrëz