Moti,mesi i këtij muaji pritet të jetë më i freskët se dhjetë ditëshi i parë i tij – Ja kur parashikohet të rikthehen ditët e nxehta

I nxehti i ditëve të fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut është larguar prej ditës së djeshme, për ti lënë vendin reshjeve të përkohshme dhe stuhive të lehta të cilat mbizotërojnë në shumë zona të vendit.

Meteorologët parashikojnë se retë do të largohen nga qielli i territorit shqiptar të enjten, megjithatë paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm dhe rikthim të reshjeve të shiut në zonat malore gjatë fundjavës.

Sipas meterologëve mesi i këtij muaji pritet të jetë më i freskët se dhjetë ditëshi i parë i tij, ndërsa ditët e nxehta parashikohet të rikthehen në fund të korrikut.

Loading...