Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në Kuvend se qeveria Rama është përgjegjëse për largimin e 30% të shqiptarëve jashtë vendit.
Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare Berisha akuzoi kryemistrin Edi Rama, duke thënë se ka sulmuar mediat për qëllimet e tij.
Më tej ai tha se Gjykata në New York ka nxjerrë detaje të tjera nga afera e McGonigal, ku ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha pasurive të tij, përfshirë edhe ato në Shqipëri.
Berisha: Kjo senacë kushtuar ujit është një turvullirë e vërtetë, E përdor ujin si një mjët ndëshkimi ndaj qytetërve, Në aktin e parë ia rritën çmimin me 40%, kur jemi një vend i pasur me ujëra. Por ju rritët çmimin me pretekstin se duhet të sigurojmë furnizim 24 orë. ERRU i Durrësit që u investu, ka humbje sot 71%. Ju me lëvizjet që bëtë i dërguar dreht falimentit këto sipërmarrje. Kjo është një keqë që po harrohet.ju kaluat një ligj për profesionet e lira, krijon kushte për shpopullimin e Shqipërisë. Kjo vlerësohet si akt genocidal. Keni përzënë 35% të shqiptarëve dhe nuk jeni të ngopur dhe tani i jepni godtjen shtresës së mesme.
Ju merni shërbime me charter dhe harroni se shqiptarët kanë nevojë jetike, për stomtologun, avokatin,kontabilistin. E dënoj miratimin e këtij ligji që krijon kushte për largimin e specialistëve nga vendi dhe shkatërrimin e shtresës së mesme. Kjo shtresë nuk u përshtatet se nuk ndjek politikat tuaja. Gkyala në Ne York ka bërë zbulime trinditëse për Mcgonigal, ka vendosur që t’i konfiksojë të gjitha pasuritë e tij. Afera e Mcgonigal do të ndjekë Ramën deri ditën e fundit, Ai ishte një njeri tradhtar i vendit ët tij. Një hije e zezë bie mbi të gjithë ju, njeriu që ju mbështesni është skllavi i tij., Drejtësia po zbulon fakte të reja cdo ditë. Ne do të ngremë komision hetimor për të zbuluar fakte të reja.
E imagjinoni se Ducka vë gjoba publike dhe drejtësia nuk lëviz gjënë më të vogël. Ju mendoni se do të shpëtoni në këët mënyrë, dhe ministrat i kanë bërë fresk Mcgonigalit, ku është ky Gjiknuri? Jeni të zhytur ën shkallën më të thellë në këtë aferë. Eshtë emergjentye ngritja e komisionit për të hetuar aferën Rama-McGonigal. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është sigurua. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve.
Një kryeministër që sulmon me tërbim, mediet, me tritol, me dinamit që inkurajon breshëritë ndaj medieve të tjera, me qëllimet e tij është kriministër dhe jo kryeminstër. Dhe në në kulmin e këtër vrasjeve prisni kur të deklarojë se “rendi sot është mirë se kurrë”.