Motra e Ilvi Metës akuza të rënda: Një polic e kishte inat, këtë herë shpëtove, por vetëm mos më rënç në dorë’

Motra e 32-vjeçarit Ilvi Meta ka thënë për “Top Story” se vëllain pak kohë më parë një oficer policie e kishte kërcënuar.

Ai ka treguar se pak kohë më parë ishte arrestuar vëllai për një armë lodër dhe se polici i kishte thënë “këtë herë shpëtove, por vetëm mos më rënç në dorë”.

Madje ajo ka thënë se është thënë se ai është vetvarur me lidhësen e tutave, teksa ajo ka thënë se viktima kishte të veshur xhinsa.

Motra e të ndjerit ka thënë se policia nuk i ka dhënë mbrapsht rrobat e viktimës.
“U kap me armë lodre dhe e mbajtën disa orë. E kishte inat një polici dhe e kishte kërcënuar duke i thënë “këtë herë shpëtove, por vetëm mos ardhsh në dorë. Gjatë këtyre dy viteve nuk ka bërë asgjë. Rrobat e vellait nuk na i kane dhene pas, asgje. Nuk ishte i veshur me tuta” tha ajo.

Loading...