Motra e tij shpërtheu në lot pas rrengut që i punoi Beatrixi, reagon vëllai i Egzonës me një mesazh

Egzona Rafuna është një nga banoret më të reja brenda shtëpisë së BBV.
Moderatorja e RTK-së ka një javë brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë ku përveç momenteve të bukura po kalon momente edhe mjaft të vështira.

Një nga rastet më të vështira dhe që e ka prekur shumë Egzonën ishte misioni i Trixës dhe Donaldit, të cilët e futën në lojë Egzonën me provokime të ndryshme.

Më pas Trixa ishte ajo e cila i tregoi Egzonës se ishte thjesht një lojë ku kjo e fundit nuk u përmbajt dhe shpërtheu në lot.
Madje çifti i kërkoi asaj falje dhe i shpjeguan se ishte mision i caktuar nga Vëllai i Madh.

Pikërisht pas kësaj situate ka reaguar edhe vëllai i Egzonës, Eugeni i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i jep kurajo motrës së tij.

“Bëhu e fortë motrushi jem”, shkroi ai teksa solli një foto të përbashkët.

Egzona është njëra nga banoret e cila nuk i shpëtoi nominimit me zinxhir nga dita e premte.

Loading...