Gjatë komunikimit me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata solli një rast të vështirë familjar nga Durrësi. Ndarja e një çifti të sapo fejuar ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së motrës së nuses. Kohë më parë ajo kishte patur një martesë me kushëririn e të fejuarit të së motrës dhe kundërshtoi vazhdimin e lidhjes së re.
Dhurata: Shkak bëhet motra e nuses.
Aldo: Pse?
Dhurata: Për arsye sepse… këta sa janë fejuar dhe motra e nuses ka pasur dikur, e ka pasur dikur se kanë qenë të martuar me çunin e xhajës së tij dhe kjo është arsyeja që ajo ka këmbëngulur që këta të dy të ndahen, pasi kjo nuk ka qenë në dijeni, e kanë bërë fejesën kështu shpejt e shpejt domethënë, por nuk e ka zbuluar motra që këta kanë qenë të lidhur bashkë, mesa duket e ka ditur arsyen që motra nuk do ta pranonte dhe ka thënë “hajde do fejohemi, çfarë do bëjë, do ta pranojë”. Është zbuluar kjo dhe tashmë do shkëputen.
Aldo: Jo!
Dhurata: Çfarë ka ndodhur do thuash ti? Duke qenë se motra jetonte jashtë dhe ka ardhur menjëherë këtu, ka këmbëngulur sepse do bënte sherr të madh pastaj që “nëse nuk do ndaheni do bëj gjullurdi të madhe”. Duke qenë se ka motrën dhe nuk do të shkëpusë marrëdhënien si dy motra, kanë vendosur që të shkëputen.
Aldo: Iku dhe kjo.
Dhurata: Por prindërit kanë qenë kundra kësaj sepse kanë thënë që “ke pasur ç’ke pasur ti me kushëririn, ç’lidhje ka kjo gjë?” Pra më të emancipuar kanë qenë vetë prindërit se sa vetë motra./tvklan.al