“Mozart dhe bashkëkohësit e tij”, koncert magjik virtuozësh shqiptarë

U zhvillua sonte në mbrëmje koncerti sinfonik “Mozart dhe bashkëkohësit e tij” në qendrën kulturore të Katedrales Orthodhokse në Tiranë. Orkestra profesioniste e TKOB, e dirigjuar nga francezi Martin Lebel, dhuroi magji sot për publikun kryeqytetas.

Ekselenca shqiptare në botë, e përfaqësuar në këtë koncert nga Ali Pengili, niveli i lartë dhe virtuoziteti i solistëve instrumentistë të TKOB, si Elton Katroshi, nuk mbushin vetëm një sallë koncerti, por mbi të gjitha kryejnë një mision, atë të realizimit me nivel të lartë, për t’i ofruar publikut më të mirën e një repertori mbarëbotëror apo shqiptar, si dhe për të ngritur ura të reja komunikimi artistik me publikun.

Ekselenca shqiptare në botë dhe instrumentistët solistë të TKOB, u bënë bashkë në këtë koncert virtuozësh nën drejtimin e dirigjenti francez Martine Label, i njohur jo vetëm në Francë, por me një karriere brilante në të gjithe Europën.

I ftuar special i kësaj ngjarjeje të rëndësishme artistike ishte oboisti shqiptar me famë ndërkombëtare, virtuozi Ali Pengili, i cili erdhi nga Franca./atsh

Loading...