Mposhti koronavirusin, Manastirliu: Pacienti po kthehet në shtëpi, do të qëndrojë 14 ditë në vetëkarantimin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon foton e pacientit të parë të shëruar nga COVID-19 tek Infektivi dhe që la sot ambientet e spitalit.

Ministrja shkruan në “Facebook” se pacienti do të kthehet në shtëpi, ku do të qëndrojë për 14 ditë në vetëkarantimin.

#COVID-19 Pacienti i parë i shëruar sapo ka lënë spitalin Infektiv për t’u kthyer në shtëpi, ku do të qëndrojë për 14 ditë i vetëkarantinuar.

Mirënjohëse për punën e ekipit të #Infektivit që janë në ballë të betejës së vështirë me koronavirusin🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

Loading...