Mrekulli! – 1 vjeçari shqiptar i cili humbi këmbën gjatë aksidentit, zgjohet nga koma

Momente prekëse dje në mëngjes në repartin e terapisë itensive pediatrike në spitalin e Padovës.

Një fëmijë 15 muajsh me origjinë nga Shqipëria, i përplasur në Marostica pak më shumë se dy javë nga një furgon, ku edhe humbi këmbën është zgjuar nga koma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtimet e marra me pasojë neurologjike nga aksidenti i tmerrshëm, nga i cili fëmija mbeti viktimë, do të vlerësohen në ditët në vijim. Ndërsa mjekët mësohet të kenë vendosur t’i ndërpresin gradualisht përdorimin e substancave qetësuese.
Ngjarja:

Një familje shqiptare në kohën që po shëtiste në trotuar u përplas nga një kamion. Si pasojë fëmija një vjeç e tre muajsh humbi njërën këmbë dhe po lufton ende me vdekjen, ndërsa nëna e tij është plagosur me fraktura të ndryshme.

Incidenti ndodhi më 9 mars të këtij viti rreth orës 17:00 në Marosticë, në kryqëzimin e rrugës Monte Grappa dhe nën syrin e kalimtarëve të tmerruar. Automjeti, i drejtuar me shpejtësi të madhe nga shtetasi italian Pietro Dal Santo, 58 vjeç, nga Thiene, mori përpara një familje shqiptare babanë, nënën dhe dy fëmijët. Më i riu i fëmiljes, fëmija i moshës 15 muajsh, iu nënshtrua heqjes së pjesshme të një këmbe dhe u shtrua në spitalin e Padovës.

Loading...