Një 97-vjeçare e cila ka vetëm një veshkë, me diabet dhe me sëmundje zemrë është shëruar nga COVID-19.
Ajo gjendet në karrige me rrota pas një dëmtimi në gju që nuk e lejon të ecë por kjo nuk e ka ndaluar të dalë fituese ndaj COVID-19.
Ky është rasti i Jean Boccard nga Miami SHBA, e cila po bën xhiron e botës dhe shihet si mrekulli nga mjekësia.
“Mbaj mend vetëm se më flihej shumë dhe ndihesha e lodhur”, thotë ajo për 1 javë të rëndë nën efektin e sëmundjes.
“Askush prej nesh të stafit mjekësor nuk do besonim që do ia dilte”, tha Dr. Mike Perl, referuar kartelës së saj klinike. “Ajo është personi më i moshuar që i ka shpëtuar sëmundjes në shtetin tonë”, tha ai.
“Mamaja ime është një grua e fortë dhe e kthjellët”, tha i biri Vincent. “Ajo sheh shumë televizor dhe mund të përsërisë çdo gjë që ka parë në mbrëmje. Këtë do bëjë edhe tani. Do e shpie në shtëpi të mund t’i kthehet rutinës së saj”, shtoi ai, teksa e nxori nga spitali.