Mrekullia e Alpeve shqiptare: Ja si ta SHIJONI një prej vendeve më të bukur

Ai gjendet ne mes te Alpeve me një bukuri mahnitëse, ne Veri te Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga 3 male: Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Lugina e larte e Thethit, një nga zonat me te veçanta te këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

I veçuar ne zemër te alpeve shqiptare, i ashpër por i çiltre, parku kombëtar i Thethit është një perle e natyrës shqiptare. Parku ngjan me një fortese natyrore rrethuar nga te katër anët me maja mbresëlënëse shkëmbore qe zbresin thike drejt luginës.

Shkodra është një pikënisje e përshtatshme për te vizituar këtë zone ku koha duket sikur ka ndalur qe ju te përjetoni “boten siç ka qene dikur”.

Dëshira për te shkuar ne Theth është e përhershme për çdo njeri qe ka qene qofte edhe vetëm një here, por edhe për ata qe kane lexuar sadopak për te.

Për banoret e ish banoret e tij nuk mund te përshkruhet, sa qe edhe ëndrrat i shikojnë vetëm aty, pavarësisht ku banojnë sot.

Thethi ky vend malor, ne verilindje te qytetit te Shkodrës, ka një pamje vërtet madhështore sepse natyra i jep pa kursim te bukuren, tërheqësen, befasuesen, çlodhësen e argëtuesen aq te kërkuar dhe dëshiruar nga njeriu.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.

Loading...