Mrekullia e maleve shqiptare

Rigoni është një bimë që rritet kryesisht në krahinat mesdhetare.

Në shumëllojshmërinë e bimës së rigonit ndryshojnë edhe përmbajtjet që ka, por këtu do të flasim për rigonin që gjeni në Shqipëeri i njohur ne latinisht si “Origanum vulgare” dhe perkthehet “Rigoni popullor”.

Gjethet e rigonit kur thahen marrin shumë arome dhe kjo bën që të jetë kaq i përdorur në gatimet tona, por famën që ka sot e ka marrë nga kuzhina italiane e cila i mundësoi përhapjen në të gjithë botën.

Po ashtu ka gjetur përdorim shumë të gjërë edhe në kuzhinën turke, spanjolle dhe greke.

Përveç shijes a ka ndonje efekt tjetër?

Rigoni ka qënë pjesë e mjeksisë popullore qysh në lashtësi. Karakteristikat e tij si antiskeptik (parandalues të infeksioneve) kanë qenë të njohura dhe me anë të një procesi mekanik, nxirrej nga gjethet e rigonin një vaj me te cilin lyhenin pjesët e sëmura ose pihej për të vrare parazitët e aparatit tretës. Në kohët e sotme disa nga karakteristikat që janë vërtëtuar dhe që e bejnë rigonin të mirë për shëndetitn janë:

Aktivitet antioksidues. Disa nga lidhjet kimike të rigonit janë antioksidues të fuqishëm edhe pse ndikimi tek trupi i njeriut nuk është shumë i madh.
Aktivitet antibakterial. Vaji i rigonit shfaq aktivitet te mire antibakterial në shumë lloje bakteriesh, kjo per shkak të përmbajtjes të disa komponentëve fenolikë.
Aktivitet antiparazitë. Në një studim, 14 pacientëve i është dhënë për të pirë vaj rigoni për 6 jave rresht dhe në 13 prej tyre prezenca e parazitëve është zhdukur.
Disa kërkime kanë vënë re nje efekt të mirë të rigoninit për trajtimin e diabetit.
Përveç efekteve të lartpërmendura, rigoni ka edhe efekte të tjera të mira, sidoqoftë, duhet thënë që rigoni apo vaji i tij nuk zëvëndeson trajtimët mjeksore për sëmundje të ndryshme edhe pse ka efekte antibiotike nuk mund të jetë zëvëndësues i kurave të infeksioneve.

Ne këshillojmë një përdorim të gjërë të rigonit i cili ka shumë veti të mira dhe parandaluese sëmundjesh, gjithashtu edhe për shijen dhe aromën që rrit ndjeshëm edhe cilësinë e gatimit tonë.

Loading...