Mrekullitë e sodës së bukës

1.Ekzema

Soda e bukës mund të ndihmojë në parandalimin e shpërthimeve të ekzemës ose të zvogëlojë simptomat që shfaqen tek disa njerëz. Shtimi i një filxhani sode buke në një dush të ngrohtë mund të qetësojë lëkurën që kruhet. Është e rëndësishme të hidratoni lëkurën pasi e keni tharë trupin me peshqir pas banje.

2.Infeksionet mykotike

Mund të lehtësojë simptomat (të tilla si kruajtje dhe enjtje). Një studim zbuloi se soda e bukës ndihmoi në vrasjen e qelizave Candida. Hulumtimet tregojnë se soda e bukës mund të jetë e dobishme si një agjent antifungal kundër shumë prej llojeve që zakonisht infektojnë lëkurën dhe thonjtë e njeriut.

3.Psoriaza

Ashtu si tek ekzema, banjot me sodë buke mund të jenë të dobishme për njerëzit me psoriasis. Njerëzit që shfaqin simptoma të psoriasis shpesh përdorin banja me tërshërë për të zvogëluar inflamacionin. Shtimi i një filxhani sode buke në një banjë të tillë, mund të zvogëlojë edhe më tej acarimin dhe kruajtjen. Është e rëndësishme që dikush me psoriasis të hidratojë lëkurën e tij menjëherë pas tharjes me peshqir, pasi uji i nxehtë mund ta thajë lëkurën më tej.

4.Skuqje nga bimët helmuese

Një banjë me sodë mund të shërojë skuqjen nga dredhkat helmuese ose bimë të ngjashme toksike. Është një ide e mirë pas prekjes së bimëve toksike, pasi mund të parandalojë që lëkura të thithë vajrat që shkaktojnë skuqjen. Soda e bukës mund të qetësojë lëkurën e skuqur dhe të zvogëlojë acarimin dhe kruajtjen. Shtimi i deri në 1 filxhan sode buke në një banjë të ngrohtë mund të ndihmojë në zvogëlimin e simptomave.

5.Infeksioni i traktit urinar

Infeksioni i traktit urinar shkakton dhimbje dhe djegie gjatë urinimit. Kjo është një gjendje e shkaktuar nga aciditeti shtesë në traktin urinar. Edhe pse një banjë me sodë nuk do të ndryshojë aciditetin e urinës, mund të zvogëlojë dhimbjen dhe shqetësimin kur përdoret bashkë me barnat që mund të merrni me recetë. Shtoni ¼ filxhan sode buke në vaskë dhe lëreni për 15 deri në 30 minuta. Nëse nuk keni vaskë, mund ta fusni sodën e bukës në një legen të madh apo govatë dhe të lani trupin.

6.Irritimi i vulvës

Disa gra zakonisht përjetojnë acarim dhe kruajtje rreth vulvës. Shtimi i një filxhani sodë buke në vaskë dhe qëndrimi në relaks për 15 deri në 20 minuta, tri herë në ditë, mund të ndihmojë disa gra të zvogëlojnë simptomat e tyre.

7.Kapsllëku dhe hemorroidet

Një banjë me sodë buke mund të ndihmojë në lehtësimin e kruajtjes dhe dhimbjes së shkaktuar nga kapsllëku ose hemorroidet. Një filxhan sodë buke e shtuar në një vaskë të nxehtë mund të jetë e mjaftueshme për të lehtësuar simptomat.

8.Për një lëkurë të butë pas banjës

Banjat në vaskë me flluska shpesh shkaktojnë thatësi, e cila nga ana tjetër shkakton kruajtje dhe skuqje – veçanërisht nëse kombinohen me ujë që është veçanërisht i fortë. Një zgjidhje natyrale për të mbrojtur lëkurën është të derdhni ½ filxhan sodë buke në ujë të vakët kur mbushni vaskën. Pas banjës, lëkura do të jetë më e butë dhe më e fortë. Por mbi të gjitha do të keni një ndjenjë qetësie, pasi soda e bukës është e njohur edhe për vetitë e saj relaksuese.

Këshillë: Mund të përzieni ½ filxhan sode buke me ½ filxhan kripë Epsom dhe ta shtoni përzierjen në vaskën e nxehtë. Disa pika vaji barërash medicinale ose vajra esenciale, të tilla si eukalipt dhe livando, do të ndihmojnë trupin të djersitet dhe të detoksifikohet.

9.Banja e këmbëve me sodë buke për këmbë të relaksuara dhe të shëndetshme

Gishtat e këmbëve tanë vuajnë gjatë gjithë vitit. “Mbyllur” në dimër, ekspozuar në verë. Soda e bukës mund të bëjë mrekulli: ndihmon në luftimin e kallove, pastron lëkurën, zvogëlon kruajtjen dhe i relakson këmbët dhe gishtat.

Receta është shumë e thjeshtë: një filxhan sode buke në një litër ujë të vakët për një banjë këmbësh për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta. Ky trajtim është i disponueshëm edhe për higjienën e duarve: 10 minuta në një litër ujë të ngrohtë të cilit i kemi shtuar 2 lugë çaji sodë buke. Thonjtë tanë do të dalin më të shëndetshëm dhe duart tona më të buta.

10.Maskë për fytyrën me sodë buke për shtresim (peeling)

Soda e bukës është e vlefshme për një kujdes të butë të lëkurës pa kimikate. Ideale për shtresim natyral dhe hidratim.

Për peeling: Përgatitni një pastë duke përzier sodën e bukës dhe ujin (tre njësi pluhur për një njësi ujë). Kjo pastë aplikohet me majat e gishtave, me lëvizje rrethore, në lëkurë të pastër. Pasta mund të aplikohet për një minutë dhe më pas të shpëlahet tërësisht me ujë të vakët. Mund të aplikohet gjithashtu si një trajtim i fokusuar në puçrrat (në këtë rast, lëreni për 3 deri në 5 minuta).

Efektet anësore:

Kujdes! Duhet të ketë një periudhë prej një jave midis çdo eksfolimi të lëkurës, siç është rasti me çdo produkt eksfolues. Në këtë mënyrë lëkura rikthen pH-në e saj dhe shmangen acarimet.

11.Për një buzëqeshje të ndritshme

Soda e bukës pastron gojën, parandalon shfaqjen e gurëzave, i jep më shumë bardhësi dhëmbëve dhe freski frymëmarrjes. Në rastet e erës së keqe të gojës duhet të përdoret më shumë si shpëlarës goje. Vendosni një lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë, bëni gargarë dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë të pastër.

Për dhëmbë më të ndritshëm? Me një majë lugë sodë buke në pastën e dhëmbëve njollat ​​do të fillojnë të largohen. Kujdes megjithatë. Kjo veti e bikarbonatit të sodës është për shkak të efektit të tij pak gërryes në smaltin e dhëmbëve. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që përdorimi të mos jetë i shpeshtë. Edhe nëse është natyral, bikarbonati mund të kundërindikohet në disa raste ose në lidhje me trajtime të caktuara. Në rast dyshimi, konsultohuni me një dentist.

12.Bonus: Përdorimi i sodës në det

Ka raste, sidomos në detin Adriatik, që shfaqen kandilë deti. Ata janë shqetësues sepse kur bien në kontakt me lëkurën e trupit në pjesë të ndryshme, krijojnë skuqje, djegie dhe enjtje. Përveç kryerjes së pjesës me aloe vera, ndihmon dhe lyerja me sodë buke. Sigurisht nëse ndjeheni ende jo mirë, duhet të merrni masa për të shmangur përkeqësim apo alergji duke kontaktuar me mjekun tuaj.

Loading...