“Mrekullitë ndodhin”, Rama jep lajmin e mirë për djaloshin 2 vjeç që i rrezikohej jeta

Mrekullitë ndodhin.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama që ka publikuar në rrjetet sociale rastin e një vogëlushi 2-vjeçar, i cili ka arritur që të dalë nga rreziku për jetën pas një aksidenti të rëndë.

“Mrekullitë ndodhin. Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar.

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës.

Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24” shkruan Rama.

Loading...