MSH: 81 pacientë në 2 spitalet COVID 19, 4 të intubuar. Mësoni moshën mesatare të infektuarve

Sipas të dhënave të MSH-së, mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Po ashtu reportohet se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar.

 Ku 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Loading...