MSH: Situata e qëndrueshme në spitalet COVID . Kemi vetëm 19 pacientë, 3 në terapi intensive

Pavarësisht se sot u konfirmuan 18 raste të reja me COVID 19 në vend, në njoftimni e MSH-së, theksohet se situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Loading...