Mua nuk më plas më se ku jemi, dhe boll me shprehjen – “Jemi në Shqipëri”. Nga Elma Doresi

Nga Elma Doresi

Mua nuk më plas më se ku jemi.
Dhe boll me shprehjen : Jemi në Shqipëri!

Gaboj?Jemi në shqipëri.
Vrau ? Jemi në Shqipëri.
Vodhi?Jemi në Shqipëri.
Abuzoj?Jemi në Shqipëri.
Kondradita?Jemi në Shqipëri.
Padrejtësi?Jemi në Shqipëri.
Nuk njeh ligjin?Epo jemi në Shqipëri..

E kujt i plasi se ku jemi?
E kujt i intereson ky justifikim idjot se jemi në Shqipëri e këto janë gjëra që ndodhin?
Fare!
Dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këtë gjë!
Presim vetingun për gjygjtarët por ndërkohë pse nuk presin dhe gjyqtarët për drejtësi?
E deri sa presim që vetingu të trokas në dyert e gjykatës,gjykata nuk pret aspak vetingun tek ne,njerëzit pas derës.

Vajta në Civile për drejtësinë.
Të gjithë një fjali : ” Jemi në Shqipëri,çke ti se ke apelin”.
Më falni një pyetje : Kur presim të gjithë apelin për drejtësi përse ekziston gjykata civile?
Kur nuk na njihet e drejta në civile përse o Shtet e mban hapur atë godinë?
Shëmbe atë,bëj një super kullë aty,dhe jo tek Teatri.Kjo është drejtësi!
Pastaj lirshëm lind pyetja : A mban dikush përgjegjësi ?Jo!Tmerr mbi tmerre domethënë.Një llogjikë që dhe një fëmijë mund ta bëj : Gabove duhesh ndëshkuar.
Jo,askush nuk mban përgjegjësi.
Vajta për të më dhënë zgjidhjen e kondraditēs në gjykatē e si të mos më mjaftonte mu shtua dhe një kondratitë tjetër,kjo e vendimit.
Mua realisht nuk më plas më të dëgjoj se ku jemi,akoma nuk jemi në Afrikë tek ato fiset e humbura.
Dua drejtësi,e ku do ta gjej?
Hë shtet,se po dëgjoj që na paskërka gjyqtarë që nuk njohin ligjin dhe ti ndërkohë shkon për shkelje ligji,kush do ma japi zgjidhjen?
Te Penalja?
E kush ma siguron mua që dhe në penale nuk do më shtohet një kondraditë e re?
Po na detyroni të ikim nga Shqipëria e ti hedhim në erë të gjitha investimet me këtë sistem të kalbur dhe me shprehjen që më shkatërron nervin “eh po jemi në Shqipëri”.

Duke qënë se më lodhin veshin fjalët pêrsëritëse,tani munda ta merrja vendimin e zbardhur të gjyqtares e shkruajta këtë status.

Po e ngre zërin në një vënd që fatkeqësisht më duhet ta pranojë që : e ka marr lumi.
Zoti i ruajtë Shqiptarët.
Rroftë Qeveria!

Loading...