Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit mbi sigurinë rrugore, nxënësit e vitit të IV, të profilit shoqëror – ekonomik, të shkollës së mesme tregtare, mbështetur nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, kanë zhvilluar një fushatë sensibilizimi në rrugët e qytetit të Vlorës.
Suportuar nga specialistët e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të ecin me kujdes në rrugë, të respektojnë rregullat e qarkullimit me qëllim sigurinë e jetës së tyre, por edhe të pasagjerëve në mjet.
“Secili nga NE ka familje dhe të afërm që na presin shëndoshë e mirë në shtëpi, mendo për veten dhe për ta,” këshillon Policia Rrugore në apelin drejtuar drejtuesve mjeteve. /atsh
Loading...