Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një prononcim ekskluziv në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se punonjësit e policisë së patrullës që bënë ndalimin e Laer Kurtit, janë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.
Rrumbullaku nuk preferoi të bëjë komente dhe të japë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se policia duke qenë palë e kësaj ngjarje, nuk mund të japë asnjë deklaratë.
‘Policia duke qenë palë, në lidhje me problemin, nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate. Ju lutem shumë, përgjigjia ime është e thjeshtë dhe e qartë.
Është një rast fatkeq.
Ju lutem shumë, nuk kemi një polici të inkriminuar.
Nëse bëhet fjalë për rastin, do të ketë një ekspertizë mjekoligjore.
Unë jam drejtor i përgjithshëm dhe nuk mund të jem pjesë e hetimit.
Po janë të pezulluar punonjësit e policisë’, tha kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.