‘Mund të shërojë sëmundje të rënda mendore’, droga LSD do të legalizohet në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të legalizojnë përdorimin e drogërave sintetike të njohura si LSD dhe halucinogjenëve të tjerë për përdorim terapeutik deri në vitin 2023.

Lajmi është konfirmuar pas një studimi të kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, i cili u botua nga revista shkencore Natyre Medicine, e cila shpjegon se si disa halucinogjenë si N-metilamfetaminia, Ecstasy ose Molly ndihmonin në shërimin e çrregullimit të stresit post-traumatik, nëse shoqëroheshin me terapi psikoanalitike.

Rezultati i këtij studimi do krijojë mundësinë që FDA të autorizojë halucinogjenët, siç mund të jetë LSD për të trajtuar personat me probleme të rënda psikologjike. Ndërsa, nuk përjashtohet që me kalimin e kohës, përdorimi shëndetësor i tyre të legalizohet.
LSD-ja ose Lysergic acid diethylamide është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera.

LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme.

Efektet

Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit. Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.

Loading...