Mundësat shqiptarë Eriglen Prizreni dhe Paris Krepi janë shpallur Kampionë të Ballkanit 2018, në Kamnpionatin Ballkanik të Mundjes të mbajtur në Pallatin e Sportit në Tiranë në datat 1-4 nëntor.
20-vjeçari nga Prizreni ka mposhtur maqedonasin Vejseli në kategorinë 65 kilogram duke siguruar kështu medaljen e Kampionit të Ballkanit.
Ndërsa Krepi mposhti turkun Karablulut në kategorinë 125 kilogram.
Një arritje historike për mundësat shqiptar, të cilët arritën të bëjnë krenarë të pranishmit në Pallatin e Sportit dhe jo vetëm.
Presidenti Martin Biba e ka uruar 2 kampionët e Ballkanit.
“Urime Kampioni i Ballkanit 2018 Eriglent Prizreni! Urime mundja shqiptare, urime Shqipëria. Drejt rikonfirmimit Kampioni jonë Paris Karepi! Fitore e bukur me kundërshtarin Turk! Urime dhe suksese Kampion, duam medalje Ari!”, shkruan presidenti i mundjes./atsh