Deputeti Myslim Murrizi ka folur në Kuvend për procesin e Rindërtimit teksa sot shënohet 1-vjetori i tërmetit të 26 nëntorit të 2019.
Murrizi thotë se me 420 milionë euro qeveria nga mars-prilli deri më tani do të strehonte të 14 mijë familjet të cilat ngelën të pastrehë 26 nëntorin e shkuar.
Ai thotë se me kaq para mjaftonte nga një shtëpi 100 m2 për ëdo familje. Nga ana tjetër ai akuzon se milionat e eurove për Rindërtimin marrin vulën në Kuvend dhe dergjen në sirtarët e ministrave dhe më pas bëhen rrush e kumbulla.
”Akti normativ i qeverisë vjen për të marrë votëbesimin e Kuvendit, sanksionet për maskën, një detyrë e shtuar për Policinë e Shtetit, që në kohë pandemie ka qenë jo pak e ngarkuar.
Një vit më parë vendi u godit nga tërmeti, 2 muaj më pas de fakto erdhi pandemia. Demagogjia dhe propaganda nga 12 marsi i 2020 deri më sot nuk ka lënë video pa nxjerrë në ekrane e portale vetëm e vetëm sepse mendjet e sëmura për karriget për pushtet kërkojnë që me xhenaze, me fatkeqët t’u gjenden sa më pranë qytetarëve shqiptarë.
Sa janë gjallë, i trajtojnë si xhahell, kur vdesin duan t’i ngjallin për një grusht votash më shumë. 14 mijë familje të pastreha, 300 milionë euro dhuratë në forumin e Brukselit.
850 milionë euro janë hua dhe borxhe po nga ai forum. 280 milionë euro deklaroi se ka miratuar në buxhet, po për rindërtimin. 720 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë. Pra milionat e eurove marrin vulën në këtë sallë dhe dergjen në sirtarët e ministrave të tërmetit e të qametit. Bëhen rrush e kumbulla. Në prokurime pa garë, emergjente, të fshehta.
Nëse 14 mijë familjeve, do u jepej nga 100 m2 shtëpi, me 300 euro kosto e ndërtimit që është marrëveshje, do duheshin 420 milionë euro që ato 14 mijë familje të merrnin nga një shtëpi 100 m2, nga prilli-maji deri më sot.
1 miliardë e 350 milionë euro, i bie të ndërtoheshin 4 herë. Në cilin vend keni arritur të fusni familje brenda nga tërmeti, në Durrës, Thumanë, Vorë, Krujë? Ku?
Kur do i përdorni 1 miliardë e 150 milionë euro të ndërkombëtarëve, të shqiptarëve. Kur do hyjnë këta 14 mijë shqiptarë në banesa. Kur?
Si duket nuk është gjetur ustai që do filloijë të ndërtojë, të gllabërojë, të përfitojë. 700 milionë euro për ministrinë e shëndetësinë.”- tha Murrizi.