Prej shumë kohësh i cilësuar si ” mushkria ” e qytetit të Vlorës, Pylli i Sodës, i kthyer në vend grumbullim mbeturinash, tashmë mund të quhet edhe një varrezë makinash.
Në të përveçse mbeturinave, mbetjeve inerte, mund të gjesh edhe pjesë makinash, të hedhura aty nga serviset e makinave të cilat operojnë në qytetin e Vlorës.
Sado që shpesh herë është bërë thirrje për sensibilizim qytetar për mbrojtjen e mjedisit, mesa duket deri tani thirrja nuk eshte marrë për bazë.
Policia e Rendit, Policia Bashkiake si edhe Ndërrmarrja e Shërbimeve Publike pas njoftimit për ndotjen që i është shkaktuar mjedisit mbërritën në vendgjarje, duke u kujdesur për pastrimin e zonës në të cilën gjendjen këto mbetje por edhe duke marrë të gjitha provat përkatëse për të vendosur përpara drejtësisë përgjegjesin, përgjegjësit e mundshëm, për të cilët do të ketë kallzim dhe ndjekje penale.