Mustafa Nano nuk ndalet: I bej thirrje Kuvendit te mos votoje Arta Markun

Kuvendi i Shqiperise pritet te shqyrtoje listen e KLP per zgjedhjen e kryeprokurorit te ri te vendit. Ne kete situate, gazetari dhe analisti i njohur Mustafa Nano, në emisionin e tij ka bërë një thirrje Kuvendit, që të mos votojë Arta Markun si prokurore e Përgjithshme.

Nano shton se që nga momenti që është zgjedhur,Prokurorja e Përkohshme ka qenë e kontestuar dhe e sulmuar egërsisht për rrethanat se si u zgjodh.

“Doja t’i bëja një thirrje Kuvendit që të mos emëronte Arta Markun. Nuk kam asgjë kundër Arta Markut, nuk e kam ndjekur me vëmendje punën e saj madje në disa situata e kam mirëkuptuar se ka qenë e sulmuar e anatemuar, por për arsye të tjera, që nuk kanë të bëjnë as me integritetin moral, që nuk vihet në diskutim nga aksush. Që nga momenti që është zgjedhur e Prokurore e Përgjithshme përkohshme ka qenë e konstestuar që në fillim fare.

Unë mendoj që Shqipëria nuk ka luksin që të kontestohet fort dhe egërsisht nga njëra palë, do ishte e padrejtë dhe mungesë përgjegjshmërie nëse do zgjidhej një prokuror që do të ishte i kontestuar nga njëra palë, por i uroj sukses të plotë në karrierën e saj si juriste. Unë mendoj që duhet skualifikuar, jo për arsyet që kanë të bëjnë me formimin e saj dhe integritetin e saj, por sepse ishte pafat, u bë prokurore e përkohshme në një moment të gabuar, mund të ishte vendimi i saj apo të tjerëve, po për këtë situatë ku u zgjodh nuk duhet zgjedhur, do të përkeqësonte sherrin mes palëve’, ka thënë analisti Mustafa Nano.

Loading...